Flash

Sulmohet eskorta e Presidentit rus, Vladimir Putin

Lapsi.al 14 September 2022
Sulmohet eskorta e Presidentit rus, Vladimir Putin

Makina e Presidentit rus Vladimir Putin thuhet se është sul muar. Daily Mail shkruan se sipas një raportimi ende pakonfirmuar se limuzina e presidentit rus pati një shpërthim të fortë në rrotën e saj të përparme të majtë e ndjekur nga tym i dendur. Sipas të njëjtave burime makina e kreut të shtetit rus vijoi rrugën. Putin nuk ka pasur dëmtime, por flitet se ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë.

Raportohet gjithashtu se disa nga truprojat janë hequr pas dyshimeve se informacioni sekret për lëvizja e presidentit 69-vjeçar ishte komprometuar. Të njëjtat lajme i ka konfirmuar edhe një kanal rus në Telegram, “Gjenerali SVR”. Ky poston rregullisht informacione për Putinin që supozohet se janë nga burime të brendshme të Kremlinit. 

Më herët i njëjti kanal pretendoi se Putini kishte urdhëruar të dashurën e tij, Alina Kabaeva, të bënte një abort. Sipas këtij kanali, ngjarja ndodhi kur Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij. Data e saj nuk jepet por theksohet se eskorta ka qenë e mbështetur me forca të shumta.

LEXO EDHE: Reuters: Manovra e Putin-it për të penguar anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Këtu përfshiheshin 5 makina të blinduara. Vetë Putini qëndronte në makinën e tretë. “Rrugës për në banesë, disa kilometra më tej, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë. Makina e dytë e shoqërimit vijoi pa u ndalur dhe duke qenë se kishte hasur në një pengesë të papritur devijoi në momentin e fundit.

Në makinën e Putinit "një zhurmë e fortë nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga tym i madh". Pavarësisht problemeve me kontrollin e automjetit, makina doli nga skena dhe arriti e sigurt në rezidencë.  Më pas, trupi i pajetë i një burri u gjet duke drejtuar ambulancën” – thuhet në raportim. Duhet thënë se kanali i cili krenohet me burime të brendshme brenda në Kremlin, nuk ofron prova të forta. Ai pasi shton se detajet e sulmit të supozuar janë “të klasifikuara”. 

“Kreu i truprojës së presidentit dhe disa persona të tjerë janë pezulluar dhe janë dërguar në paraburgim. Për lëvizjen e presidentit e dinin një rreth i ngushtë njerëzish dhe të gjithë ishin nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas incidentit, 3 prej tyre u zhdukën.

Këta ishin pikërisht njerëzit që ishin në makinën e parë të autokolonës. Fati i tyre aktualisht nuk dihet. Makina me të cilën ata udhëtonin u gjet  e zbrazët disa kilometra larg incidentit” – thuhet në raportim. Shumë e konsiderojnë se është një kanal që pasqyroj të vërtetat reale të asaj që ndodh me Rusinë, por megjithatë ka edhe skeptikë për vërtetësinë e burimeve. ©Marrë nga Daily Mail, LAPSI.al

According to the anti-Kremlin channel, Putin was travelling back to his official residence on an unspecified date in a decoy or 'backup' motorcade amid deep security fears. Pictured: Putin's motorcade on June 25

The car drove to safety with Putin unharmed but there have been multiple arrests from his security service - while other bodyguards have vanished - amid claims that secret information about the 69-year-old ruler's movements was compromised, says General SVR Telegram channel. Pictured: Putin's motorcade on a June 25 visit to Moscow

Të këshilluara

Berisha: Importet serbe u rritën me 250%

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shijaku në një takim me banorët e kësaj zone se kryeministri Edi Rama ka hequr taksën për qumështin pluhur që merret n...

19:37

104 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të k...

18:52

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI