Flash

Pas pauzës në nder të Mbretëreshës, The Crown rinis xhirimet

Lapsi.al 14 September 2022
Pas pauzës në nder të Mbretëreshës, The Crown rinis

"The Crown" ka nisur sërish xhirimet për sezonin e ri.Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, skenaristi, Netflix Peter Morgan i tha Deadline se ai priste që xhirimet do të ndalonin "për respekt" për Madhërinë e Saj.

Prodhuesit konfirmuan për CNN se prodhimi u ndërpre më, 9 shtator.“Në shenjë respekti, xhirimet në ‘The Crown’ u pezulluan sot. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen në ditën e funeralit të Mbretëreshës”, thanë producentët në një deklaratë për CNN.

Elizabeth Debicki, e cila do të portretizojë Princeshën Diana, u pa së fundmi duke filmuar në Barcelonë. Sipas fotografive të marra nga Daily Mail,Debicki po xhironte skenë ku Diana u takua me njerëzit që humbën të dashurit nga minat në Bosnje.

Elizabeth Debicki ne rolin e Princeshe Diana Mbreteresha Elizabeth e portretizuar  ne serialin The Crown

Princesha Diana ishte një aktiviste për një kohë të gjatë për të mbijetuarit nga minat tokësore. Ajo luajti një rol të madh në miratimin e Traktatit Ndërkombëtar të Ndalimit të Minave në 1997.

Pas vdekjes së Madhërisë së Saj, shumë njerëz janë tërhequr nga seritë e Netflix. Shikueshmëria e "The Crown" u rrit  më shumë se 800% në Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me periudhën e mëparshme sipas Guardian.Kasti aktualisht po xhiron sezonin e gjashtë dhe të fundit të "The Crown", i cili pritet të dalë në vitin 2023.

LEXO EDHE:https://lapsi.al/2022/09/08/ndahet-nga-jeta-mbreteresha-elisabeth-ii/

Të këshilluara

Udhëtimi i fundit i mbretëreshës

Mbreti Charles III përshëndeti turmat e mbledhura jashtë Pallatit Buckingham këtë mëngjes përpara se ai dhe djemtë e tij të ecin pas arkivolit të Mbretëreshës n...

13:22

Lista e plotë e fituesve të Emmy Awards

E hëna mbrëma i takoj ćmimeve. Nen prezantimin e Keenan Thompson shfaqja u transmetua drejtpërdrejt nga Teatri Microsoft në Los Anxhelos. "Succession" me 25 ...

15:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI