Flash

OBSH: Momenti më i mirë për t’i dhënë fund pandemisë

Lapsi.al 14 September 2022
OBSH: Momenti më i mirë për t’i dhënë fund

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i rasteve të infektimit me koronavirus ka rënë në mënyrë dramatike në botë. Prandaj, ky institucion u ka bërë thirrje shteteve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i dhënë fund pandemisë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus, i cili ka lënë të vdekur miliona njerëz prej fundit të vitit 2019, ka rënë në nivelet më të ulëta prej marsit të vitit 2020, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Nuk kemi qenë kurrë në pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Nuk e kemi arritur ende këtë gjë, por fundi po shihet”.

Sipas tij, bota duhet të veprojë tani.

“Një vrapuese maratone nuk ndalet kur sheh se i është afruar fundit. Përkundrazi, ajo vrapon edhe më shumë, me gjithë energjinë që i ka mbetur”.

“Ashtu duhet të veprojmë edhe ne. Ne po e shohim fundin. Jemi në pozicion fitues. Tani është koha më e keqe për të ndalur vrapin”, ka paralajmëruar ai.

“Nëse nuk veprojmë tani, rrezikojmë të përballemi me më shumë variante, më shumë vdekje, dhe me më shumë paqartësi”.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Deri më tani janë regjistruar mbi gjashtë milionë njerëz të vdekur me këtë virus./ TCH

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI