Flash

Ndahet nga jeta aktorja greke, Irene Papas

Lapsi.al 14 September 2022
Ndahet nga jeta aktorja greke, Irene Papas

Aktorja greke,Irene Papas ka ndërruar jetë  në moshën 96-vjeçare. Ministria e Kulturës e Greqisë konfirmoi lajmin në një deklaratë.

“Madhështore Irene Papas ishte personifikimi i bukurisë greke në ekranet e kinemasë dhe në skenë, u shpreh ministrja Lina Mendoni, për New York Times.

Deri më tani, shkaku i ndarjes nga jeta është i panjohur.

Megjithatë, në vitin 2018 u raportua se ajo kishte pesë vjet që jetonte me sëmundjen e Alzheimerit.

Papas luajti në më shumë se 70 filma . Roli i saj kryesor erdhi në filmin  "The Guns of Navarone" së bashku me aktorët si Gregory Peck, David Niven.

Ajo luajti një luftëtare rezistence të Luftës së Dytë Botërore e cila mori vendimin e vështirë për të qëlluar një grua të paarmatosur sepse ajo ishte duke punuar me nazistët. Pjesëmarrjet e tjera filmike janë "Ttribute to a Bad Man" , "Bouboulina" , "Electra" , "The Brotherhood"përballë (Kirk Douglas),  "Z" , "Anne of the Thousand Days" .

Papas ishte gjithashtu një këngëtare e talentuar dhe  bashkëpunoi me kompozitorin e ndjerë Vangelis në "Odes" , raportoi Reuters. Ajo gjithashtu ka punuar në "666", albumi i fundit i i grupit , Aphrodite's Child.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: New York Post

 

 

 

Irene Papas ne The Trojan Women

 

Të këshilluara

Udhëtimi i fundit i mbretëreshës

Mbreti Charles III përshëndeti turmat e mbledhura jashtë Pallatit Buckingham këtë mëngjes përpara se ai dhe djemtë e tij të ecin pas arkivolit të Mbretëreshës n...

13:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI