Flash

Meta: Rama dhe Basha kishin një pakt për ndarjen territoriale

Lapsi.al 14 September 2022
Meta: Rama dhe Basha kishin një pakt për ndarjen territoriale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se bashkëpunimi Rama-Basha ka qenë që në kohën e reformës territoriale. Deklaratën e bëri në emisionin 'Ora e Betit' në Ora News.

Meta tha se të dy kishin rënë dakord të godisnin LSI-në dhe që PD-ja të fitonte sa më shumë deputetë.

“Bashkëpunimi i Ramës me Bashën ka qenë qysh në kohën e reformës territoriale. Ne kemi qenë për reformën dhe kemi dërguar Bashkim Finon në PD.

Ata thanë se do ta japin një opinion dhe nuk e dhanë kurrë një gjë të tillë. Nuk e dhanë sepse kishte një marrëveshje. Kudo që do t’i linte Rama një zonë për ta mbështetur LSI-në, ai do të minonte kandidatin e LSI-së dhe do të fitonte ai i PD-së.

Basha mendonte se do të merrte më shumë kandidatë kështu. Pra kjo ishte një marrëveshje. Ne jemi dakord me propozimet që ka bërë sot Ylli Asllani” - tha Meta.

Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim nga ndonjë institucion drejtësie. Ai deklaroi se të gjithë paditë e ngritura ndaj tij në SPAK janë për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Ai shtoi se akuzat janë tregues të shqetësimit që ka Rama ka për daljen e tij nga Presidenca me shqiponjë.

“Asnjë dosje nuk ka vlerë atje pa firmën e Edi Dramës, Ramës, më falni. Është Edi Rama që i ka bërë shumë prej tyre bedela dhe do bëj dhe ca të tjerë për të shtyrë këtë kohën që i ka ngel.

Ai është personi i parë që mund të provohet integriteti i këtij institucioni si i pavarur. Asnjë shqetësim nga asnjë institucion drejtësie këtu dhe në të gjithë botën.

Të gjitha paditë ndaj meje në SPAK janë për të tërhequr vëmendjen ndaj aferës së inceneratorëve. Nga kjo dhe çdo çështje tjetër që unë kam ngritur.

Rama e vuan shumë atë faktin që unë dola nga Presidenca duke bërë shqiponjën. Ai do donte që unë të dilja ndryshe në forma të tjera. Kjo është fatkeqësia e tij pasi jo çdokush mund të blihet me para”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe Kosova përballet me sulme kibernetike

Autoritetet në Kosovë thanë sot se ditët e fundit janë përballur me sulme kibernetike. Ato kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar penges...

21:57

Aksident në Laç-Patok, lëndohet i riu

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu 23 vjeç ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok. Një makinë është përplasur me një motor dhe për pas...

17:10

Aksident në Korçë, dy të lënduar

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Mësohet se një mjet tip 'Ford' është përplasur me një karrocë dhe për pasojë ë...

21:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI