Flash

Meta: E vërteta e përplasjeve me Yuri Kim dhe raportet me Sali Berishën

Lapsi.al 14 September 2022
Meta: E vërteta e përplasjeve me Yuri Kim dhe raportet me Sali

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përplasjet me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. I ftuar në RTV Ora, Meta u shpreh se qëndrimet e tij të mëparshme i drejtoheshin mazhorancës dhe jo ambasadës së SHBA. Meta tha se korrektesa e tij është maksimale. Partnerët ndërkombëtarë sipas tij kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë.

"Qëndrimet e mia kanë qenë të lidhura dhe i drejtoheshin mazhorancës. I drejtoheshin asaj që të mos keqinformonin sepse unë flisja ndryshe. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të. Asnjëherë nuk kam shkelur një ligj amerikan.

Korrektesa ime është maksimale. Partnerët kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë. Ndërsa ne jemi në kërkim të një profili të ri ndërkombëtar. Ne do të jemi një lokomotivë e procesit të integrimit të vendit, ashtu sikurse kemi qenë më herët. Nuk kam asnjë drojë nga asnjë shtet, asnjë shqetësim" - u shpreh Meta.

Ai mohoi gjithashtu se ka asnjë konflikt mes tij dhe Berishës. Sipas Metës, gjëra të tilla nxiten nga qeveria, bashkia e Tiranës dhe paratë e incineratorëve.

“Ashtu sikurse kapja e shtetit, ishte një proces edhe dëmtimi i opozitës. Kjo nuk ndodhi në një ditë. Edhe ringjallja e opozitarizmit dhe protestës qytetare, sigurisht që është një proces. Këtu do të ketë një larmi aktivitetesh, protestash dhe nismash që do të përshkallëzohen me një dinamikë të caktuar. Ne do të koordinohemi me opozitën për këtë” – tha Meta.

Ai tha se PD ishte pranishme në protestë edhe pse jo Berisha. Meta shtoi se protesta nuk ishte për pjesëmarrje dhe se opozita i koordinon veprimet e saj.

“Protesta u bë një vend të caktuar dhe organizimi ishte simbolik. Nuk ishte për pjesëmarrje se atje ka problem. Atje ishim për të paraqitur disa fakte për krimin. Ne i kemi bërë thirrje qytetarëve për të protestuar. Sa i takon frontit opozitar, të gjithë ata që janë në opozitë me Ramën e kanë për detyrë që të koordinojnë veprimet e tyre” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe Kosova përballet me sulme kibernetike

Autoritetet në Kosovë thanë sot se ditët e fundit janë përballur me sulme kibernetike. Ato kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar penges...

21:57

Aksident në Laç-Patok, lëndohet i riu

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu 23 vjeç ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok. Një makinë është përplasur me një motor dhe për pas...

17:10

Aksident në Korçë, dy të lënduar

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Mësohet se një mjet tip 'Ford' është përplasur me një karrocë dhe për pasojë ë...

21:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI