Flash

Mbreti Charles shkurton stafin, mbi 100 persona mbeten pa punë

Lapsi.al 14 September 2022
Mbreti Charles shkurton stafin, mbi 100 persona mbeten pa punë

Në Clarence House, rezidenca zyrtare e Charles dhe Camilla pritet një erë ndryshimesh. Mediat raportojnë se 100 punonjës rrezikojnë të pushohen nga puna.

Sipas The Guardian, lajmi iu dha punonjësve të hënën. Arsyetimi është se reduktimi i stafit është "i pashmangshëm". Kjo duke pasur parasysh ndryshimin e roleve për Charles dhe Camilla.

Megjithatë po kërkohen zgjidhje për punonjësit që do humbasin punën. Në rrezik janë sekretarët privatë, departamenti i financave, ekipi përgjegjës për komunikimet dhe stafi i brendshëm.

Por sa njerëz punojnë në shërbim të Charles? Janë 101 persona që punojnë në shërbim të mbretit Charles III. Nga këta 31 janë në sekretarinë e tij private. Po aq janë në thesar dhe 12 në zyrën e shtypit. Pastaj janë 4 janë kuzhinierë, 3 këmbësorë dhe nja 2 shërbyes. Për krahasim, mbretëresha kishte një staf prej rreth 500 vetësh.

Ka shumë të ngjarë që Charles dhe Camilla të qëndrojnë në shtëpinë Clarence, një rezidencë jo larg nga Buckingham Palace. Zyrat dhe funksionet publike të monarkisë do të mbeten në selinë zyrtare. Për këtë arsye pushimet nga puna pritet të jenë të pashmangshme. Pallati Buckingham nuk është shumë i preferuar nga mbreti i ri. Edhe mbretëresha preferonte Windsorin apo Balmoralin.

Mes stafit ka nga ata që do të ndjekin Charles dhe Camilla. Të tjerët do të rishpërndahen dhe që do të marrin një pagesë bujare. Në realitet ende nuk ka një vendim zyrtar.

Letra që është shpërndarë të hënën ka krijuar zhgënjim tek punonjësit. Ata i shërbejnë prej vitesh mbretit të ri. Një burim i tha gazetës britanike se "të gjithë janë absolutisht të zemëruar.

I gjithë stafi ka punuar vonë çdo natë që nga e enjtja dhe njerëzit janë të tronditur. Stafi që ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për Charles dhe Camilla ka të ngjarë të qëndrojë. Të tjerët do të vendosen për t'u shërbyer anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore ose do të ndihmohen për të gjetur punë jashtë dhe duke marrë pagesa bujare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe Kosova përballet me sulme kibernetike

Autoritetet në Kosovë thanë sot se ditët e fundit janë përballur me sulme kibernetike. Ato kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar penges...

21:57

Aksident në Laç-Patok, lëndohet i riu

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu 23 vjeç ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok. Një makinë është përplasur me një motor dhe për pas...

17:10

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI