Flash

Berisha: Importet serbe u rritën me 250%

Lapsi.al 14 September 2022
Berisha: Importet serbe u rritën me 250%

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shijaku në një takim me banorët e kësaj zone se kryeministri Edi Rama ka hequr taksën për qumështin pluhur që merret nga Serbia. Ish-kryeministri tha se importet serbe janë rritur në një vit me 250 për qind. Ai theksoi se nisma ‘Ballkani i Hapur’ shkatërron prodhimet bujqësore në Shqipëri.

“Merr fermerët. Fermerët sot janë në falimentim të vazhdueshëm. Isha në Përrenjas. Çfarë më tha një fermer. Në fshat kishim 400 lopë, tani ato numërohen me gishtat e dorës. 674 mijë bagëti të imëta, gjedhë, etj., janë më pak sot se në vitin 2018.

Po pse, sepse nafta, plehrat kimike, etj., janë rritur çmimet. Atij dengu i bari i shkon më shtrenjtë se sa fiton me litrin e qumështit dhe e ther. Arritëm në 2013 të bëhemi eksportues qumështi dhe tani ndryshon ligjin dhe heq taksën për qumështin pluhur që marrim nga Serbia.

Kosova jep 400 euro për hektarin e grurit dhe mbjell shumë grurë. Kosova nuk them se ka sipërfaqe të mëdha, por sipërfaqe gruri mund të ketë edhe më të madhe se Shqipëria dhe jep 400 euro për hektar. Ky jep 5 mijë lekë për hektar.

Ky hap kufijtë dhe na del me ‘Ballkanin e hapur’. ‘Ballkani i Hapur’ është shkatërrimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri. Importet serbe në Shqipëri brenda 1 viti e gjysëm janë rritur me 250%, ndërsa eksporti i Shqipërisë në Serbi është rritur me 30% nga të cilat 20 e ca përqind janë plehra kimike, që i sjellin oligarkët e Ramës të cilët nuk i shesin sot për çmimet që kanë dhe i rieksportojnë në Serbi.

Pra janë bërë të gjitha këto rrënime.”-tha Berisha.

Të këshilluara

104 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të k...

18:52

Basha mohon lajmin: Nuk kemi marrë para ruse

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të SHBA se Rusia ka financuar këtë parti politike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Ish-kryedemokrati Basha ...

11:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI