Flash

E vërteta rreth romancës së Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

Lapsi.al 14 September 2022
E vërteta rreth romancës së Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

Çifti i ri Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio e kanë zhvendosur romancën e tyre në një fazë më intime, sipas një burimi ekskluziv për Page Six. Por mesa duket ata nuk duan të nxitohen dhe aq shumë duke i dhënë kohë njëri-tjetrit.

Prej muajsh modelja 27 vjeçe dhe aktori 47 vjeçar janë afruar teksa ndodheshin në shoqërinë e miqve të përbashkët. Por tani dëgjojmë se kanë filluar të dalin në takime vetëm si dy.

Një person i brendshëm thotë se ata "kryesisht janë shoqëruar me grupe", duke shtuar, "dhe vetëm disa herë".

Të dy u panë së bashku të shtunën në mbrëmje në një festë ekskluzive të organizuar nga shoku i yllit të "Don't Look Up" Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në Soho.

Sipas burimit, dyshja ishin gjithashtu së bashku diku javën e kaluar, por të dy ende "po njihen me njëri-tjetrin". Hadid dhe DiCaprio janë takuar disa herë gjatë viteve, por nuk kishte qenë kurrë romantike deri më tani.

Por thashethemet se çifti kaloi në një fazë tjeter filluan pasi u panë së bashku në hapjen e një klubi të ri. Një tjetër burim tha për Page Six se DiCaprio dhe Hadid u panë sërish bashkë në klubin e Manhattan në gusht.

Lidhja “relativisht e re” vjen jo shumë kohë pasi u zbulua se DiCaprio ishte ndarë nga, Camila Morrone, vetëm disa muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç. Burimi  thotë se marrëdhënia thjesht kishte "ecur në rrugën e saj".

Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone gjatë një ndeshje

Ndërkohë, Hadid ka një vajzë 2-vjeçare Khai me ish të dashurin e saj, Zayn Malik. Me ose pa Hadid, ylli i "Wolf of Wall Street" "ka qenë jashtë çdo natë duke festuar", sipas një burim.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Marrë nga Page Six

Përktheu LAPSI.AL

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të Emmy Awards

E hëna mbrëma i takoj ćmimeve. Nen prezantimin e Keenan Thompson shfaqja u transmetua drejtpërdrejt nga Teatri Microsoft në Los Anxhelos. "Succession" me 25 ...

15:03

Emmy Awards 2022: Lista e plotë e fituesve

Ceremonia e 74-të e çmimeve Emmy u mbajt të hënën mbrëma nga Microsoft Theatre në Los Angeles, i cili u prezantua nga Kenan Thompson. "Succession", i cili pa...

13:00

Britney Spears: Nuk do të performoj më

Britney Spears ka deklaruar se ajo nuk do të performojë më sepse është "e traumatizuar" si rezultat i abuzimit që përjetoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar....

11:06

Akuzat ndaj Ricky Martin nuk kanë të ndalur

Ricky Martin po përballet me akuza të reja për ngacmim seksual më pak se një javë pasi ai ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh ndaj nipit të tij. Ankesa e ...

19:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI