Flash

Debati për Kosovën, Vuçiç: Do të jap dorëheqjen nëse është e nevojshme

Lapsi.al 14 September 2022
Debati për Kosovën, Vuçiç: Do të jap

Deputeti i partisë Kosovën demokratike serbe, Srgjan Milivojeviç, ka kërkuar dorëheqjen  e presidentit, Aleksandër Vuçiç, duke e kritikuar për menaxhim të gabuar të procesit të dialogut me Kosovën në dhjetë vitet e fundit.

“Kjo është më e mira për të Vuçiçin dhe për Serbinë”, ka thënë Milivojeviç.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë presidenti serb duke thënë se nëse është e nevojshme do të japë vetë dorëheqje dhe se s’ka nevojë që t’i kërkohet diçka e tillë.

Lexo edhe:

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim, Serbia s’do ta njohë Kosovën

“Nëse ka nevojë do të jap dorëheqje vetë dhe mos u shqetësoni, nuk keni pse të më ftoni”, ka deklaruar Vuçiç, duke iu përgjigjur thirrjes së deputetit serb për dorëheqje për shkak të dështimit të politikës në procesin e negociatave me Kosovën.

“Ju humbët në zgjedhje të ndershme ku duart m’u lidhën për shkak të situatës në Ukrainë”, ka shtuar Vuçiç.

Më tej ai ka shtuar se Serbia ka qenë në ditët më të errëta gjatë udhëheqjes së partisë demokratike, duke thënë se gjatë qeverisjes së tyre Kosova e ka shpallur edhe pavarësinë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI