Flash

Britney Spears sjaron komentin e saj për Christina Aguilera

Lapsi.al 14 September 2022
Britney Spears sjaron komentin e saj për Christina Aguilera

Britney Spears i është përgjigjur kritikave të ndjekësve pas komentit të saj për Christina Aguilera. Përmes Instagram, Britney shkroi në një postim se nuk ishte qëllimi i saj të lëndonte këngëtaren dhe balerinat.

"Kurrsesi nuk do bëja një kritikë për trupin e Christina. Unë thjesht kam parë shfaqjen e saj njëherë dhe vura re balerinat në skenë. Unë u frymëzova nga shfaqja e saj dhe ajo është një grua e bukur Faleminderit @xtina që më frymëzove!!!”

Spears vazhdoi të sqaronte se ajo nuk kishte për qëllim të "të ishte kritike ndaj askujt".Përkundrazi, ajo e pa postimin e saj origjinal si "një projeksion të pasigurive me të cilat përballem gjatë gjithë kohës si rezultat i mënyrës se si prindërit e mi dhe media më kanë trajtuar". Artistja pohoi se ajo "nuk do ta turpëronte askënd qëllimish" sepse e di se si është" të gjykohesh për pamjen e saj fizike.

"Unë luftoj me këtë për shkak të asaj se si ndihem për veten time, jo sepse e urrej se si duket dikush," shtoi ajo."Unë i vlerësoj të gjithë ju që jeni mirëkuptues me mua ndërsa kuptoj këtë jetë të re që po jetoj !!!",  e mbylli Britney  postimin e saj, shoqëruar me një vizatim të dy zanave të kapur për dore./Lapsi.al

Spears postoi një postim pasditen e së hënës, ku shkruhej pjesërisht, "Nëse do të kisha kërcimtaret e Christina Aguilera, do të dukesha jashtëzakonisht  mirë".Mesazhi i aktores së "Crossroads" erdhi së bashku me një thënie që i atribuohet Rodney Dangerfield që thoshte: "Kam gjetur se ka vetëm një mënyrë për t'u dukur i dobët: të shoqërohesh me njerëz të mbushur".

 

Përktheu në shqip ©LAPSI.AL

Marrë nga  Page Six

 

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të Emmy Awards

E hëna mbrëma i takoj ćmimeve. Nen prezantimin e Keenan Thompson shfaqja u transmetua drejtpërdrejt nga Teatri Microsoft në Los Anxhelos. "Succession" me 25 ...

15:03

Emmy Awards 2022: Lista e plotë e fituesve

Ceremonia e 74-të e çmimeve Emmy u mbajt të hënën mbrëma nga Microsoft Theatre në Los Angeles, i cili u prezantua nga Kenan Thompson. "Succession", i cili pa...

13:00

Britney Spears: Nuk do të performoj më

Britney Spears ka deklaruar se ajo nuk do të performojë më sepse është "e traumatizuar" si rezultat i abuzimit që përjetoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar....

11:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI