Flash

"Labirinth si në filmat e mafies", Berisha flet për financimin rus të PD-së në kohën e Bashës

Lapsi.al 14 September 2022
"Labirinth si në filmat e mafies", Berisha flet për

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në një takim me banorët e Shijakut se Partia Demokratike ishte futur në një labirinth nën udhëheqjen e Lulzim Bashës. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, të cilin e quan dhunues dhe armik të votës së lirë, donte të mbante peng opozitën që të vazhdonte pafundësisht.

“Pse ikin prap. Faktori më kryesor është se njerëzit konstatojnë se ky dhunon votën. Është armik i votës së lirë. Është armik i opozitës, i demokracisë. Ky për sistemin e votave ndërtoi sistemin e patronazhistëve. Ky bëri gjithçka për të shkatërruar, asgjësuar opozitën.

Ju lexuat sot besoj, se në çfarë labirintesh ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafias. Dhe ai, bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë, por se si të kapte peng opozitën, sepse me një opozitë të marrë peng, ai vazhdonte pafundësisht.

Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht një armik i lirive të tyre. Është realisht një hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë të tillë, të pasurive të tyre. Është një armik i demokracisë.

Është mision i madh për ju, për çdo qytetar, për çdo demokrat që të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë kurrë, por vijmë në pushtet me votën e lirë.

Ne do të jemi misionarë që do ti bëjmë shqiptarët të votojnë të lirë. Nëse këtu votohet si qytetar të lirë, njerëzit mund të lëvizin, por ju garantoj shumë herë më pak seç ndodh tani. Sepse ata që akumulojnë pakënaqësi, rrijnë, presin zgjedhjet, votojnë dhe ndërrojnë qeverinë. Kurse kështu ky do të vrasë shpresën për ndryshimin e qeverisë. A mund ta pranojmë ne këtë, kurrë.

Ndaj dhe këtu nga Shijaku, u bëj thirrje, demokratëve dhe demokrateve të kësaj zone dhe mbarë shqiptarëve, të bëjmë gjithçka në një kohë sa më të shkurtër, të përzëmë Edi Ramën nga pushteti në mënyrë që ai të mos përzëjë shqiptarët nga Shqipëria.”-tha Berisha.

Të këshilluara

Berisha: Importet serbe u rritën me 250%

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shijaku në një takim me banorët e kësaj zone se kryeministri Edi Rama ka hequr taksën për qumështin pluhur që merret n...

19:37

104 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të k...

18:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI