Flash

Bardhi: Rama vendos qeverinë në dispozicion të Kastratit

Lapsi.al 14 September 2022
Bardhi: Rama vendos qeverinë në dispozicion të Kastratit

Gazment Bardhi doli me akuza sot në media. Sipas deputetit, Edi Rama se ka vendosur qeverinë në dispozicion të kompanisë së ndërtimit Kastrati. Sipas Bardhit, Rama po ndryshon ligjin për t’i legalizuar ndërtimet pa leje.

Bardhi deklaroi se 3304 shqiptarë janë dënuar me burg për ndërtim pa leje këto 5 vitet e fundit. Edhe pse nuk kanë bërë si ndërtim as gradaçela si ajo e Kastratit dhe as biznes, tha ai.

Ai tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe institucioni në varësi të tij, IKMT, në kushtet e shpërdorimit të detyrës, kanë refuzuar jo vetëm të marrin masa për të zbatuar ligjin në rastin konkret, por kanë refuzuar edhe të dërgojnë informacionin zyrtar të kërkuar.

Lexo më tej: Shqipëria e 3-ta në Europë për apartamentet më të shtrenjta 

Sipas Bardhit, Bashkia e Tiranës ishte njoftuar zyrtarisht prej tij për katet shtesë pa leje të Kastratit. Bardhi tha se Bashkia detyrohet të mos miratojë leje ndërtimi për kate shtesë, të cilat në fakt ishin ndërtuar.

Deputeti shtoi: "10 ditë pasi Bashkia e Tiranës detyrohet të mos e miratojë lejen e ndërtimit për shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos Qeverinë në dispozicion të kompanisë ndërtuese “Kastrati” shpk, duke ndryshuar pikërisht nenin 17 të VKM, që pengonte Bashkinë e Tiranës në ligjërimin e 5 kateve që ishin ndërtuar pa leje, duke hequr kriterin që shtesa nuk mund të jetë më shumë se 2 %. Është VKM nr. 457/29 Qershor 2022." 

Bardhi theksoi se ky është rasti tipik i korrupsionit. Deputeti tha se këtë rast literatura e njeh si “kapje e shtetit” ose ndryshe përcaktimi i rregullave shtetërore sipas interesave klienteliste të një apo disa personave të identifikuar.

Të këshilluara

Basha mohon lajmin: Nuk kemi marrë para ruse

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të SHBA se Rusia ka financuar këtë parti politike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Ish-kryedemokrati Basha ...

11:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI