Flash

Ambasada e SHBA në Tiranë: Peskov është fytyra e Propagandës së Kremlinit

Lapsi.al 14 September 2022
Ambasada e SHBA në Tiranë: Peskov është fytyra e

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar sot fytyrën e propagandës së Kremlinit. Sipas tyre ai është Dmitri Peskov, zëdhënësi i Putin që prej vitit 2008.

Ambasada e SHBA-ve gjithashtu shton më tej se Peskov, para luftës në Ukrainë u sigurua të mohonte vazhdimisht pushtimin e fqinjit të saj. Shërbimi ndaj Putin ka qenë mjaft fitimprurës për Peskov, i cili  sëbashku me familjen e tij janë multimilionerë.

Lexo edhe:

‘I shqetëson ekzistenca jonë’, Peskov: SHBA, shtet armiqësor ndaj Rusisë

"Fytyrat e Propagandës së Kremlinit, Dmitri Peskov, ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020. Përpara se Putini të niste luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë qëllim për të pushtuar fqinjin e saj.

Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kërcënim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte “vendi i fundit në Evropë” që mund të mendonte për fillimin e një lufte. Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë", shkruan ambasada e SHBA-së në Facebook.

Të këshilluara

Shqiptari kapet me drogë në Itali

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë. Sipas Polic...

16:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI