Flash

Aludimet vazhdojnë, policia vijon të heshtë për Ervis Martinajn

Lapsi.al 14 September 2022
Aludimet vazhdojnë, policia vijon të heshtë për Ervis

Kryeministri Rama i dha një urdhër të qartë policisë së shtetit. Ajo duhet të shprehej se cili ishte fati i shumëtëkërkuarit Ervis Martinaj. Aludimet vazhdojnë, por policia nuk ka një version zyrtar. 

“Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma, ore u vra apo nuk u vra”tha Rama. Edhe 1 javë më pas uniformat blu nuk kanë një përgjigje për fatin e tij.

Mediat raportojnë se në hetime është angazhuar edhe sektori i krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Kjo pasi prokuroria e Kurbinit po e heton çështjen për rrëmbim personi. Ndërkohë telenovela vazhdon. Euronews Albania publikoi foton dhe të dhëna nga sistemi TIMS. Para shpalljes në kërkim Ervis Martinaj figuron të ketë pasur dalje të shpeshta në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime në këtë periudhë flitet edhe për udhëtime të tij edhe drejt Spanjës e Austrisë. Dyshohet se 40-vjeçari mund të ketë përdorur edhe dokumente të falsifikuara. Paralelisht me pistën e rrëmbimit, policia po heton edhe një inskenim të mundshëm.

Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndonëse Martinaj kërkohet nga SPAK pasi i shpëtoi operacionit “Plumbi i artë”.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe Kosova përballet me sulme kibernetike

Autoritetet në Kosovë thanë sot se ditët e fundit janë përballur me sulme kibernetike. Ato kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar penges...

21:57

Aksident në Laç-Patok, lëndohet i riu

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu 23 vjeç ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok. Një makinë është përplasur me një motor dhe për pas...

17:10

Aksident në Korçë, dy të lënduar

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Mësohet se një mjet tip 'Ford' është përplasur me një karrocë dhe për pasojë ë...

21:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI