Flash

Zbardhet arsyeja/ Berisha mbledh të mërkurën deputetët e tij

Lapsi.al 13 September 2022
Zbardhet arsyeja/ Berisha mbledh të mërkurën deputetët e tij

Mesditën e së mërkurës në Partinë Demokratike do të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar. Njoftimi është bërë nga Luçiano Boçi që njihet si kryetar i grupit nga pjesa e partisë që drejtohet nga Sali Berisha.

Mësohet se në axhendë janë prezantimet e propozimeve dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës i ngritur për këtë çështje dhe për propozimet konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

Kjo është mbledhja e parë që thirret nga Luçiano Boçi për grupin parlamentar pasi tashmë ata nuk e njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar. Ky i fundit vijon të zhvillojë mbveldhje me grupin e deputetëve që janë njohur si mbështetës të ish-kryetarit Lulzim Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI