Flash

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 13 September 2022
Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

Vija bregdetare dhe zona e ulët gjatë paradites do të mbizotërohen nga kthjellimet, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por pas mesdite pritet shfaqje e vranësirave të lehta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Europa

Jugu i kontinentit në pjesën më të madhe do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të sjelli mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të kontinentit, ku Europa Qendrore dhe Veriore do të jenë me rrebeshe shiu, por në zona të izoluara do të ketë dhe reshje në formë breshëri. Gjithashtu Lindja e kontinentit do të mbizotërohet nga vranësirat e shumta dhe reshjet e shiut.

Kosova

Vlerat e larta barike do të dominojnë në Kosovë duke sjellë përgjatë gjithë 24_orëshit, KU paraditja do të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor, Por nuk do të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktoj kushtet e motit në MV, ku në orët e para të ditës pritet dominim i kthjellimeve. Ndërsa në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në të gjithë territorin.

Të këshilluara

Shqiptari kapet me drogë në Itali

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë. Sipas Polic...

16:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI