Flash

Rusia ka shpërndarë fshehtas 300 milionë $ për parti politike në 20 vende të botës

Lapsi.al 13 September 2022
Rusia ka shpërndarë fshehtas 300 milionë $ për parti

Rusia ka transferuar fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti të huaja politike, drejtues dhe politikanë në mbi 20 vende të botës.

Janë zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane që thonë se ky aktivitet ka nisur që prej vitit 2014.

Ky është informacion i deklasifikuar nga një raport i inteligjencës amerikane, shpjegoi një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden në një konferencë online.

Sipas tij informacioni është ndarë edhe me vendet e tjera, por emrat e tyre nuk janë bërë publike.

Fondet sekrete janë përdorur si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të fituar ndikim jashtë vendit. Inteligjenca amerikane beson se shifra është edhe më e lartë se 300 milionë dollarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI