Flash

Misteri/ Ndërron jetë papritur një tjetër oligark i afërt me Putin

Lapsi.al 13 September 2022
Misteri/ Ndërron jetë papritur një tjetër oligark i

Ka humbur jetën në rrethana misteri drejtori i përgjithshëm i Korporatës Ruse për Lindjen e Largët dhe Zhvillimin e Arktikut, Ivan Pechorin. 39-vjeçari ishte një nga menaxherët më të afërt të Presidentit rus, Vladimir Putin. Ai u gjet i pajetë në ishullin Russky, në Detin e Japonisë.

Disa media online raportojnë se ai u rrëzua nga një jaht pasi e kishte tepruar me konsumimin e alkoolit. Kete version jep edhe faqja e opozitës bjelloruse Nexta. Në versionin zyrtar thuhet se Pechorin, kishte marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Lindjes, të kryesuar nga Vladimir Putin në Vladivostok.

Shkaku zyrtar është rënia në det nga jahti i tij me vela. Trupi u gjet në det të hënën më 13 shtator. "Vdekja e Ivanit është një humbje e pariparueshme për miqtë, kolegët dhe për grupin," - shkroi Korporata e Zhvillimit të Lindjes së Largët dhe Arktikut (Erdc) në një shënim në faqen e saj të internetit.

Janë tashmë 13 oligarkë dhe menaxherë rusë që kanë ndërruar jetë në mënyrë misterioze që nga fillimi i këtij viti. I pari ishte Leonid Shulman, 60 vjeç, shef i shërbimit të transportit të Gazprom Invest. Ai u gjet i vdekur më 29 janar në banjën e vilës së tij në Leninsky. Pranë trupit kishte një shënim në të cilin ai ankohej për dhimbje nga një këmbë e thyer.

Më 25 shkurt, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë erdhi dhe rasti i dytë. Ai ishte Alexander Tyulyako, 61 vjeç, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Gazprom. I varur në garazhin e vilës së tij edhe pranë tij kishte një shënim, por përmbajtja e të cilit nuk u bë e ditur.

Më 28 shkurt ndërroi jetë Michael Watford, 66 vjeç, emri i vërtetë i të cilit ishte Mikhail Tolstosheya, me origjinë ukrainase. Trupi i manjatit të energjisë u gjet në shtëpinë e tij në Surrey, në jugperëndim të Londrës. Vdekja u quajt "e pashpjegueshme" nga policia britanike.

Më 23 mars ishte radha e Vasily Melnikov. 43-vjeçari ishte pronar i MedStorm, një kompani furnizimesh mjekësore. Së bashku me trupin e tij u gjet edhe ai i gruas dhe dy fëmijëve, në banesën e tyre në Nizhny Novgorod. U tha se ai kishte kryer vetëvrasje pasi kishte vrarë familjen e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI