Flash

Meta: Shqipëria parajsë e mafias, administrata të mos bëhet bedel për Ramën

Lapsi.al 13 September 2022
Meta: Shqipëria parajsë e mafias, administrata të mos bëhet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta para inceneratorit të Tiranës, i bëri thirrje administratës që mos të përdoret nga kryeministri Edi Rama.

“Duhet të bliheshin me lekët e inceneratorëve votat e shqiptarëve, ndaj edhe nuk u mor asnjë veprim. Kjo qeveri ilegjitime ka vetëm një qëllim të vjedhë dhe të shtypë populli. Ka vetëm një mision shndërrimin e Shqipërisë në parajsë për mafien dhe ferr për qytetarët. Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri, dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për t’u bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë. Drejtësia është e popullit.

T’u bëjmë të qartë se këto firma tashmë janë pronë e të gjithëve dhe askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Jemi këtu për t’u bërë thirrje punonjësve të administratës, mos u përdorini nga Rama dhe mos u bëni bedel për interesat e ti.

Zbatoni ligjin, ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më çfarë humbet. Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje, për qytetarinë tuaj dhe jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë. Në një vend ku institucionet kanë rënë për shkak të iligjitimitetit e vetmja mënyrë për të vendosur demokraci është ngritja e popullit”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI