Flash

Macron thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë luftimet

Lapsi.al 13 September 2022
Macron thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë luftimet

Shpërthimi i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shkaktuar shqetësim global. Franca pritet të diskutojë çështjen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftoi zyra e presidentit Emmanuel Macron, duke shtuar se presidenti francez vazhdoi t’u bëjë thirrje të dyja palëve që të respektojnë armëpushimin.

Armenia njoftoi sot se të paktën 49 ushtarë të saj u vranë në luftimet përgjatë kufirit me Azerbajxhanin pas një përshkallëzimi të armiqësive që detyruan Rusinë dhe SHBA-në të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

Së bashku me SHBA-në dhe Rusinë, Franca kryeson Grupin Minsk të OSBE-së, i cili ka shërbyer si ndërmjetës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme, Macron bisedoi me kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në kufirin Armeni-Azerbajxhan, fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe respektimin e integritetit territorial të Armenisë.

Sipas një deklarate nga presidenca franceze, Macron u deklarua në dispozicion për të biseduar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Të këshilluara

Ukraina: Lufta ka hyrë në fazën e tretë

Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte rimarrë 500 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në dy javë kundërofensivë në rajonin Kherson. “Sukseset tona n...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI