Flash

Leonardo DiCaprio dhe modelja nxisin aludimet për një romancë dashurie

Lapsi.al 13 September 2022
Leonardo DiCaprio dhe modelja nxisin aludimet për një romancë

Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid kanë nxitur aludimet për një romancë dashurie.

Fituesi i Oskarit, 47 vjeç, dhe supermodelja 27 vjeçe, kanë qenë në New York, thonë burime të shumta për PEOPLE.

"Ata po njihen me njëri-tjetrin," u shpreh një burim. 'Ai ka shfaqur interes për Gigin.’

DiCaprio dhe modelja Camila Morrone së fundmi i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare.

Ata u lidhën në fillim të vitit 2018 në një udhëtim në Aspen, Kolorado.

Dyshja bënë debutimin e tyre si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë në Oscars në shkurt 2020.

Megjithëse DiCaprio dhe Morrone i mbajtën private detajet e marrëdhënies së tyre, Morrone pranoi në një intervistë të vitit 2019 me Los Angeles Times se ndihej e frustruar me vëmendjen që i kushtohej marrëdhënies, veçanërisht diferencës në moshë.

"Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood - dhe në historinë e botës - ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me kë dëshiron" ,tha ajo.

Pas ndarjes së tyre, një burim tjetër tregoi për revistën se Morrone "është mirë" dhe "ka një grup të madh miqsh që me të vërtetë kujdesen për të".

"Ajo po vazhdon jetën e saj. Ajo nuk është në kontakt me Leon," shtoi insajderi. Pjesë e këtij grupi janë edhe miqtë e tjerë modelja Kendall Jenner dhe Hailey Bieber, të cilat u panë me të në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë, aktori është fotografuar duke kaluar kohë në New York City që nga ndarja, ku Hadid jeton me vajzën e saj Khai, të cilën e ndan me ish-Zayn Malik.

Hadid dhe Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në shtator 2020. Ata u ndanë në tetor të vitit të ardhshëm pas një grindjeje të dyshuar me vjehrrën Yolanda Hadid./Lapsi.al

Të këshilluara

Akuzat ndaj Ricky Martin nuk kanë të ndalur

Ricky Martin po përballet me akuza të reja për ngacmim seksual më pak se një javë pasi ai ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh ndaj nipit të tij. Ankesa e ...

19:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI