Flash

Ilir Meta: 558 ditë nga denoncimi i aferës së inceneratorëve, kjo është drejtësi me regji

Lapsi.al 13 September 2022
Ilir Meta: 558 ditë nga denoncimi i aferës së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga protesta që po mbahet tek inceneratori i Tiranës se kemi të bëjmë me një skenë krimi. Meta i bëri thirrje SPAK të heqë nga sytë shaminë që i ka vendosur Rama me Veliajn dhe të çojnë pas hekurave hajdutët rilindas.

Meta tha se sot bëhen 558 ditë nga denoncimi zyrtar për aferën korruptive të inceneratorëve ndërsa theksoi se të gjithë jemi dëshmitarë se inceneratorët nuk ekzistojnë dhe kemi të bëjmë me vjedhje të hapur.

"Vijmë këtu se u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Ndaj jeni këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë që s'ka inceneratorë, gjithçka është një mashtrim siç është provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga opozita dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, analistë kurajozë, të pashitur e me radhë.

Tregojmë me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që ju ka vënë Rama e Veliaj tek sytë, të shohin të vëretën, të zbatojnë ligjin dhe të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave për krimin e vjedhjes pa fre të djersës dhe gjakut të qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Mjaft më me drejtësi me regji."-tha Meta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI