Flash

Veliaj vazhdon ti lëpihet Ramës edhe para gjimnazistëve

Lapsi.al 12 September 2022
Veliaj vazhdon ti lëpihet Ramës edhe para gjimnazistëve

Para se të konfirmojë kandidimin e tij të tretë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj nuk la rast pa shfrytëzuar për ti bërë qefin shefi të tij. Sot në ditën e parë të shkollës, në gjimnazin e ri Sami Frashëri, kryebashkiaku ka folur se si kjo shkollë u bë model dhe më e mirë se të tjerat, jo sepse ky ka qenë gjimnazi ku studioi ai, por sepse historinë dhe traditën e saj e vlerësoi edhe vetë Edi Rama që mbështeti projektin e tij.

Lexo me tej:

Kulisat brenda PS/ Veliaj shpall kandidaturën për Tiranën pa “lejen” e Ramës

Kjo deklaratë vjen pasi në media kanë qarkulluar disa komente se lufta kundër pallateve pa leje dhe shtesave të katit kishte si synim të godiste edhe Veliajn. Por ndonëse shumë njohës të politikës nuk besojnë tek një prishje mes Ramës dhe Veliajt, pasi ata kanë të përbashkët të njëjtën oligarkë dhe grupe interesi, kryebashkiaku nuk lë rast pa iu lëpirë shefit nga frika se mos provokimet e kundërshtarëve ndikojnë tek humori i kryeministrit. Pikërisht prej këtij meraku ai ka duruar cdo ofendim publik nga kreu i PS.

“Gjej lopën deri të hënën”, çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës

Pak javë më parë në ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës ai e etiketoi Ramën si mentorin e tij, që e kishte marrë nga protestues dhe e kishtte futur të përvishte mëngët në punët e shtetit. Këtë ka bërë edhe para gjimnazistëve të Sami Frashërit, duke i lënë atij meritat e këtij investimi. Veliaj nuk i kurseu lavdet për shefin në një transmetim live që natyrisht u transmetua i plotë dhe nga TV i persekutuar, Nevs 24.

©Lapsi.al

  

Të këshilluara

Vranësira, por jo reshje, moti ditën e sotme

Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të ketë kthjellime në ultësirën perëndimore dhe vranësira të p...

08:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI