Flash

Të gjithë të shqetësuar për gjëndjen e Cara Delevingne

Lapsi.al 12 September 2022
Të gjithë të shqetësuar për gjëndjen e Cara

Sjelljet e fundit të Cara Delevingne, kanë ngritur alarmin tek të gjithë personat afër saj. Gjatë javëve të fundit aktorja është shfaqur në formë jo shumë të mirë, duke u përfshirë në një sërë incidentesh. I fundit javën e kaluar në aeroportin Van Nuys e ulur në një stol pa këpucë me flokë të shpupuritur teksa pinte një cigare.

Thuhet se të afërmit e Cara-s janë shumë të shqetësuar për të dhe po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të ndërhyrë dhe për t’i dhënë ndihmë modeles.

"Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t'u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t'i duhet," tha një mik i familjes për The Sun. "Të gjithë mendojnë se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë - pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme e të ngrohta."

Cara jeton në Los Anxhelos, por ka lindur në Hammersmith dhe ka tre vëllezër e motra, përfshirë motrën e saj modele Poppy. Ylli më parë ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin, duke thënë se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeç, pasi kishte vështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.

Sjellja e Carës së fundmi i ka shqetësuar fansat gjithnjë e më shumë, pas disa episodeve ku ajo është sjellë çuditshëm dhe është shfaqur në gjendje jo të mirë në publik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI