Flash

Shqiptari kapet me drogë në Itali

Lapsi.al 12 September 2022
Shqiptari kapet me drogë në Itali

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë. Sipas Policisë droga ishte e llojeve të ndryshme e ndarë në hashash, marijuanë dhe kokainë. Ai u arrestua në flangrancë ndërkohë që Policia gjeti dhe drogën e fshehur.

Ka qenë qeni i Policisë ai që ka marrë “në qafë” shqiptarin. Në momentin që qeni anti-drogë i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij.

Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Sipas autoriteteve shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI