Flash

Ricky Martin akuzohet sërish për sulm seksual

Lapsi.al 12 September 2022
Ricky Martin akuzohet sërish për sulm seksual

Ricky Martin është akuzuar për sulm seksual pas pushimit të një rasti të ngjashëm.

Pasi paditi nipin e tijpër akuza të rreme, fituesi i çmimit Grammy po përballet me një tjetër ankesë të paraqitur të premten në një departament policie në qytetin e lindjes të Martinit, San Juan, Porto Riko, sipas Associated Press.

"Këto pretendime janë jashtëzakonisht fyese dhe plotësisht të palidhura nga realiteti. Kur ky njeri më parë bëri akuza të ngjashme, çështja e tij ligjore duhej të tërhiqej sepse ai vetë pranoi nën betim se Ricky Martin nuk e kishte sulmuar kurrë në asnjë mënyrë”.

"Tani, pasi u padit për përpjekjen për të zhvatur zotin Martin, ai po përpiqet të përhapë përsëri gënjeshtrat e tij. Është koha që media të ndalojë së dhëni këtij individi të trazuar vëmendjedhe ta lejojë atë të marrë ndihmën që ai ka nevojë”, u shpreh avokati i tij, Andréu-Fuentes.

Edhe pse detajet e akuzave dhe identiteti i akuzuesit nuk janë bërë publike, AP raportoi se nipi i Ricky-t, Dennis Yadiel Sánchez Martin - nëna e të cilit është motra e Ricky-t - paraqiti ankesën e re, sipas një burimi.

Dennis së pari paraqiti një urdhër ndalimi të abuzimit në familje kundër xhaxhait të tij në korrik, megjithëse një përfaqësues i Ricky-t i quajti pretendimet "plotësisht të rreme dhe të fabrikuara".

Ai pretendonte se dyshja kishte patur një romancë dashurie për shtatë muaj dhe se Martin "nuk pranoi" që lidhja e supozuar përfundoi dy muaj më parë. Dennis tha se ai "kishte frikë për sigurinë e tij" dhe kërkoi urdhrin.

Marty Singer, një tjetër avokat i Ricky-t i tha PEOPLE në një deklaratë: "Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë - dhe nuk do të ishte kurrë - i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”.

"Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por është e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë . Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të pushohet sapo një gjykatës të shikojë faktet”, shtoi Singer.Më vonë , një gjykatës e pushoi çështjen me kërkesën e Dennis./Lapsi.al

Të këshilluara

Zac Efron: Vuaj nga agorafobia

Aktori i njohur, Zac Efron ka treguar së fundmi se ka agorafobi. Zac foli për agorafobinë e tij - një çrregullim ankthi që përfshin frikën për të shkuar në v...

15:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI