Flash

Ray J sulmon Kris Jenner dhe Kim, publikon kontratën e kasetës intime

Lapsi.al 12 September 2022
Ray J sulmon Kris Jenner dhe Kim, publikon kontratën e kasetës intime

Ray J, i cili bëri një kasetë intime me Kim Kardashian, sulmoi Kris Jenner  pasi ajo mohoi akuzat rreth publikimit të videos.

“Po ngatërrohesh me mashkullin e gabuar, Kris Jenner”, shkroi Ray J, në një video 44-minutëshe në Instagram. “Ajo cfarë ti po bën është cnjerëzore dhe e gabuar".

Postimi i tij erdhi pas paraqitjes së Jenner në "Late Late Show with James Corden", ku ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh ndërsa ishte e lidhur me një makinë poligrafike.

Gjatë intervistës,ajo deklaroi  e nuk kishte asnjë lidhje me publikimin e kasetës seksuale të vajzës së saj. Ekzaminuesi i detektorit , John Grogan, përcaktoi se po thoshte të vërtetën "

"John Grogan gënjen," tha Ray J,më tej në postim. “Ai nuk është ekzaminues i poligrafit. Ai njihet me saktësi si paraziti i poligrafit. Ata mbështesin Kris dhe mua më nxjerrin si gënjeshtar. Më e keqja është se televizioni e lejoi këtë gjë të ndodhte."

Artisti ndau gjithashtu disa mesazhe që dyshohet se i kishte shkëmbyer me themeluesen e SKIMS në prill.

“Ju e dini se çfarë bëmë! Mamaja jote bëri marrëveshje me Joe Francis dhe [CEO i Vivid] Steve Hirsch – ishte ideja e saj që ta nxirrte kasetën me Vivid. Gjithçka që bëra ishte thjesht pranova”, thuhet se i dërgoi Ray asaj më 14 prill.

Ai vazhdoi, "Tani ju doni të bëni të duket sikur do publikojë një kasetë pa kontrollin tuaj. Fansat tuaj ju besojnë se jeni të sinqertë , por gjithçka është false për kamerat".

Më pas këngëtari postoi atë që dukej të ishte kontrata e tij origjinale për kasetë seksuale, e cila nënvizonte se ata të dy morën 400,000 dollarë. /Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/CiWKSS4OGVm/?hl=en

Të këshilluara

Zac Efron: Vuaj nga agorafobia

Aktori i njohur, Zac Efron ka treguar së fundmi se ka agorafobi. Zac foli për agorafobinë e tij - një çrregullim ankthi që përfshin frikën për të shkuar në v...

15:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI