Flash

Operacionet e policisë u dekonspiruan/ Kreu i SPAK komenton deklaratën e Gledis Nanos

Lapsi.al 12 September 2022
Operacionet e policisë u dekonspiruan/ Kreu i SPAK komenton deklaratën

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka komentuar në një intervistë për RTSH deklaratën e dhënë nga ish-drejtoi i policisë Gledis Nano përpara shkarkimit ku tha se operacionet e policisë janë dekonspiruar. Kraja u shpreh se për sa kohë lëshohen urdhër-arreste dhe ka ende persona në arrati, kjo tregon se diçka nuk shkon.

“Kemi pasur në hetim dhe grupet e strukturuara kriminale me numër të jashtëzakonshëm aktivitetesh, 35 masa arresti që nuk u realizuan të gjithë. Diçka nuk shkoi mirë pasi arrestimet nuk u kryen të gjitha. Kjo duhet të jetë analizë e policisë jo SPAK.

E them me siguri se nga SPAK nuk ka pasur asnjë rrjedhje. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka problematikë sa kohë ka persona në arrati. Byroja kombëtare nënë varësi të SPAK. Prokurorët e hetuesit punojnë në grup”, - tha ai.

Në lidhje me përfshirjen e grupeve kriminale në politikë, Kraja u shpreh se nuk është evidentuar një rast i tillë, por se grupet e krimit të organizuar kanë tentuar korruptimin e policisë dhe organeve të drejtësisë.

“Përdorin të ardhurat ehe për të korruptuar sistemin, sidomos drejtësinë për të shmangur dënimin, dhe policinë, me politikën nuk kemi evidentuar një rast.

Krimi tenton të përfshihet me politikë sepse tentojnë të hyjnë tek prokurimet publike marrin tendera. Kemi pas një rast ku pronarët ishin të përfshirë në Spanjë”, - tha ai.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 Durrës mbrëmjen e sotme. Makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqe...

17:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI