Flash

Kreu i SPAK: Berisha po hetohet për Gërdecin dhe klubin Partizani

Lapsi.al 12 September 2022
Kreu i SPAK: Berisha po hetohet për Gërdecin dhe klubin Partizani

Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur mbrëmjen e sotme në RTSH në lidhjet me hetimet e institucionit që ai drejton ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se po hetohet në lidhje me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

“Kemi çështje në hetim që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën fatkeqësisht 26 njerëz. Kemi çështje që lidhen me lobingun e partive politike, të cilat po i hetojmë.

Në lidhje me Gërdecin, hetimet janë komplekse. Ka vështirësitë e veta, është kohë e gjatë që ka kaluar, por do të sqarojmë të gjitha rrethanat çfarë ka ndodhur brenda mundësive që kemi.

Ne po hetojmë ngjarjen. Ish-Ministri i Mbrojtjes është me statusin e personit në hetim për shpërdorim detyre, sepse atë status ka pasur, por u pezullua për arsye të imunitetit, ndërkohë pjesën tjetër po e hetojmë dhe nëse do të ketë prova, patjetër që do të ketë dhe akuza për atë që do të provohet”, - u shpreh ai.

Kraja tha se nën hetim është edhe çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por nuk dha më shumë detaje.

“Të mos i marrim të personalizuara. Ka çështje për fakte konkrete për të cilat pretendohet se mund të ketë përfshirje edhe ish-kryeministri apo ish-presidenti.

Diskutohet çështja e Gërdecit, që po hetohet, është publike dhe diskutohet çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, që janë përfshirë familjarë të tij. Çështjet janë në hetim dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë”, - deklaroi ai.

I pyetur nëse këto çështje kanë lidhur me deklaratën e bërë nga DASH, Kraja shtoi se ato i përkasin qeverisë së SHBA, ndërsa SPAK heton çështjet penale në Shqipëri.

“Ne nuk merremi me deklarata, duhet të më mirëkuptoni. Deklarata janë deklarata politike, janë mbi baza të tjera. Deklaratat janë të qeverisë së SHBA, ndërkohë ne hetojmë çështje penale në Shqipëri dhe nuk kemi dalë në konkluzion as po, as jo në lidhje me ato deklarata”, - tha Kraja.

Pyetur nëse ka marrë kontakt me SHBA për të dhëna shtesë, Kraja zgjodhi të mos komentojë. “Nuk kam ndonjë koment për të bërë për këtë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 Durrës mbrëmjen e sotme. Makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqe...

17:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI