Flash

Covid-19/ Një humbje jete dhe 17 të infektuar gjatë 24 orëve në vend

Lapsi.al 12 September 2022
Covid-19/ Një humbje jete dhe 17 të infektuar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 17 persona, nga 176 testime të kryera, teksa një qytetare nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë.

Ndërkaq, janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 176 testime, 17 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 172 të shëruar në 24 orët e fundit

12 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 176 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:

6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarw në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarw në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.

Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeç.

Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 172

Të shtruar në spitale 13

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 176

Testime totale 1,970,552

Raste pozitive 329,907

Raste të shëruara 324,964

Raste Aktive 1,357

Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 601

Shkodër 167

Durrës 131

Elbasan 121

Fier 76

Vlorë 63

Gjirokastër 57

Korçë 44

Berat 41

Lezhë 28

Dibër 25

Kukës 3

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI