Flash

Berisha për Azem Hajdarin: Erdhëm të të kujtonim në kushtet e një monizmi të plotë

Lapsi.al 12 September 2022
Berisha për Azem Hajdarin: Erdhëm të të kujtonim në

Sot bëhen 24 vite nga vrasja e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Partia Demokratike zhvilloi homazhe përballë përmendores së ngritur në nder të tij.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili foli për gazetarët.

Ai tha se Azem Hajdari hyri në histori dhe guxoi të dilte në krye të një proteste të fuqishme për ndryshimin e regjimit.

“Azem Hajdari hyri në historinë e kombi tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunist në Europë nën diktaturën staliniste 46-vjeçare dhe në monizmin e plotë.

Sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri dijnitet njerëzor dhe kombëtar u ndeshën me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit apo dissidence, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të intolerancës totale të regjimit.

Në këto rrethana, Azem Hajdari guxoi të dalë në një protesët të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij, ndanë epokat, atë të monizmit nga pluralizmit, sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave.

Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapitenë, kolonelë apo nënkolonelë të regjimit.

Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm me veprën e tij.

Sot, Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar ata, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë”, tha Berisha.

Të pranishëm kanë qenë gjithashtu deputetë të tjerë demokratë dhe bashkëshortja e fëmijët e Azem Hajdarit.

Të këshilluara

Vranësira, por jo reshje, moti ditën e sotme

Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të ketë kthjellime në ultësirën perëndimore dhe vranësira të p...

08:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI