Flash

Analizohet shkrimi i Mbretit Charles/ Çfarë fsheh karakteri i tij

Lapsi.al 12 September 2022
Analizohet shkrimi i Mbretit Charles/ Çfarë fsheh karakteri i tij

Shkrimi i mbretit Charles III është i vogël në përmasa. Ekspertët që kanë analizuar shkrimin e tij të parë si mbret thonë se kjo tregon se ai i nënvlerëson aftësitë e tij edhe pse është më i aftë se sa mendon.

Mban emocionet larg, sidomos kur ka të bëjë me momente të rëndësishme. I ndjen emocionet, por menjëherë e mbytin ato. Charles ka vullnet, ndjenjë të fortë detyre, por ndonjëherë ai ndikohet nga të tjerët.

Një tjetër detaj i shkrimit është hapësira e madhe nga fjala në fjalë. Kjo sipas tyre është shenjë se Charles është hiperkritik dhe se dëshiron që gjithçka të bëhet ashtu siç dëshiron dhe zhgënjehet nëse kjo nuk ndodh.

Ai është selektiv në miqësitë e tij dhe para se të shprehet duhet të kuptojë se kush është përballë tij. Nuk i pëlqen të jetë i rrethuar nga shumë njerëz. Ka empati me ata që ndajnë interesat e tij, si arti dhe kultura.

Në të njëjtën kohë, ai është bujar: i pëlqen të ndihmojë ata që janë më me pak me fat se ai, por nuk dëshiron ta bëjë të ditur. Pranë tij ai kërkon një person të fortë dhe të vendosur, që i jep siguri dhe mesa duket e gjeti këtë tek Camilla. Një grua që pasqyron disi figurën e nënës.

Shkrimi i nënvizuar tregon se ai dëshiron të afirmojë identitetin e tij, përtej rolit që i është caktuar. Ndonjëherë, si reagim ndaj edukimit të ngurtë, ai priret të marrë qëndrime transgresive, sikur të donte të rebelohej kundër protokollit me të cilin është mësuar.

Mbreti Charles III përballet me një sfidë shumë të vështirë: ajo e pasimit të një mbretëreshe me karizëm të madh dhe shumë të dashur nga populli i saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 Durrës mbrëmjen e sotme. Makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqe...

17:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI