Flash

Akon zbulon detaje rreth bisedës së fundit me Michael Jackson

Lapsi.al 12 September 2022
Akon zbulon detaje rreth bisedës së fundit me Michael Jackson

Artisti i njohur,Akon ka folur së fundmi për vdekjen e Michael Jackson.

Gjatë një interviste, Akon tregoi se si ai nuk kuptoi asgjë në video-telefonatën e tij të fundit me Michael.

Miqtë - të cilët bashkëpunuan së bashku në albumin Thriller 25 dhe duetin hit Hold My Hand - biseduan vetëm dy javë para vdekjes tragjike të tij nga mbidoza në qershor 2009 në moshën 50-vjeçare.

“Ai nuk dukej i sëmurë. Michael ishte ai lloj njeriu që nëse nuk ndihej mirë nuk do të thoshte asgjë. Ai kurrë nuk donte që dikush të shihte momentet e tij më të dobëta.Pra, nëse ai ishte i sëmurë, i vetmi person që do ta dinte do të ishte mjeku i tij ose ndoshta një nga menaxherët, por për sa i përket të tjerëve  ai do të sillej sikur gjithçka është në rregull", u shpreh Akon.

Artisti më pas rrëfeu se nuk e dinte se Jackson po merrte anestezi të fuqishme Propofol me ndihmën e mjekut të tij Conrad Murray.

"Më besoni, nëse do të kuptoja dicka nuk do e lejoaj kurrë Michael të bënte dicka të tillë .Kur ne ishim bashkë ai nuk merrte asnjë lloj droge apo të pinte duhan",tha Akon.

Ai shtoi se beson se Jackson mori pilula gjumi para vdekjes së tij sepse  po përpiqej të bënte "shfaqjen më të madhe në tokë" dhe kishte shumë emocione.

Këngëtari përfundoi duke thënë se si lëvizja e MJ ishte një "dhuratë dhe një mallkim" ndërsa  përgatitej për rezidencën e koncertit This Is It në 02 Arena në Londër në 2009./Lapsi.al

Të këshilluara

Zac Efron: Vuaj nga agorafobia

Aktori i njohur, Zac Efron ka treguar së fundmi se ka agorafobi. Zac foli për agorafobinë e tij - një çrregullim ankthi që përfshin frikën për të shkuar në v...

15:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI