Flash

U arratis nga Turqia sepse do vuante dënimin me 30 vite burg, shqiptari arrestohet në Greqi

Lapsi.al 11 September 2022
U arratis nga Turqia sepse do vuante dënimin me 30 vite burg, shqiptari

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 30 vite burg, është kapur në Janinë, paraditen e të shtunës. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke, ndërsa nuk e kanë identifikuar shqiptarin me emër. Sipas tyre bëhet fjalë për një person me precedentë të theksuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptari raportohet se kishte mundur të arratiset nga Turqia dhe po tentonte të kalonte fshehurazi për në Shqipëri.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli i Turqisë pasi ishte shpallur fajtor në mungesë për importim droge dhe duhej të vuante një dënim prej 30 vitesh.

Aktualisht shqiptari po mbahet në paraburgim, ndërsa autoritet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Të këshilluara

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitje rutinë dhe për këtë arsye do të ketë një rritje të përkohshme të numrit të trupave ...

17:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI