Flash

Sulmi i dytë kibernetik nga Irani, Rama: Nuk ia arritën qëllimit

Lapsi.al 11 September 2022
Sulmi i dytë kibernetik nga Irani, Rama: Nuk ia arritën qëllimit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.

Pas sulmit fshihej Irani, ndërsa kujtojmë se kjo është hera e dytë që Shqipëria bie pre e sulmeve kibernetike nga ky shtet.

Më 15 korrik faqet online të qeverisë u hakuan.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se pavarësisht sulmit të rëndë, agresori nuk ia ka arritur qëllimit pasi nuk ka asnjë zhdukje apo rrjedhje serioze të të dhënave.

Rama: Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!

Sakaq sistemi TIMS është rikthyer në Aeroportin e Rinasit dhe në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Ndërsa në Portin e Durrësit, të Vlorës, në Pikën Kufitare të Muriqanit, Hani i Hotit, Grabom dhe Bashkim nuk është kthyer ende sistemi. Puna po vijon në mënyrë manuale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI