Flash

Rusët votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale

Lapsi.al 11 September 2022
Rusët votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale

Rusët janë duke votuar të dielën në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale. Në këto zgjedhje, shtetasit rusë zgjedhin guvernatorët dhe ligjvënësit lokalë. Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Rusi, prej nisjes së luftës në Ukrainë shtatë muaj më parë.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit nuk pritet të përbëjë dallim me situatën aktuale, pasi lufta është përmendur vetëm në disa raste të izoluara përgjatë fushatës. Çështjet lokale sikurse, transporti publik, investimet në çështje të ambientit dhe ato të banimit, kanë qenë në krye të listës së prioriteteve.

Banorëve të Moskës u është mundësuar votimi prej 9 shtatorit për të zgjedhur anëtarët e 125 këshillave rajonalë. Njerëzit e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë në Moskë, kanë pasur ndjenja të përziera nëse do të votojnë, dhe nëse ka peshë vota e tyre. “Ekzistojnë rregulla dhe ne jetojmë në këtë sistem, ne punojmë këtu, andaj na duhet të jetojmë sipas rregullave të këtij sistemi”, ka thënë një burrë që nuk është identifikuar.

“Prandaj, nëse më thonë se duhet të votoj, unë do të shkoj të votoj”. Edhe para nisjes së luftës në Ukrainë, Kremlini ka shtypur partitë e pavarura opozitare dhe grupet civile për qeverisje të mirë. Prandaj procesi zgjedhor tani kontrollohet rreptësisht nga partia “Rusia e Bashkuar”, e cila është e lidhur ngushtë me Kremlinin, dhe tri parti tjera që miratojnë iniciativat e saj, “Komunistët”, “Partia Demokratike Liberale” dhe “Vetëm një Rusi”. Kandidatët e Rusisë së Bashkuar pritet të fitojnë shumicën e rajoneve.

Të këshilluara

Zbulohet vendbanimi 9000-vjeçar në Turqi

Agjencia Anadolu ka raportuar gjurmët e një vendbanimi i cili daton 9300 vjet më parë. Venbanimi është zbuluar në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet ...

12:11

Tërmeti i fuqishëm trondit Zvicën

Lëkundje të tokës janë ndierë sot në orët e pasditës në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zv...

19:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI