Flash

Princ William reagon ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 11 September 2022
Princ William reagon ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

PrincWilliam ka reaguar së fundmi ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

“Të enjten, bota humbi një udhëheqës të jashtëzakonshëm, përkushtimi i të cilës ndaj vendit, Mbretërive dhe Komonuelthit ishte absolut,” filloi ai. “Kaq shumë do të thuhet në ditët në vijim për mbretërimin e saj historik. Megjithatë, unë humba gjyshen time dhe ndërsa do të vuaj humbjen e saj, ndihem gjithashtu tepër mirënjohës. Unë kam pasur mundsi të përfitoj mencurinë dhe sigurinë e Mbretëreshës në dekadën time të pestë. Tre fëmijët e mi kaluan pushimet me të dhe krijuan  kujtime që do të zgjasin gjithë jetën e tyre. Ajo ishte pranë meje në momentet e mia më të lumtura. Dhe ajo ishte pranë meje gjatë ditëve më të trishta të jetës sime.”

Princi William, i cili ndan fëmijët George, 9, Charlotte, 7 dhe Louis, 4, me Kate Middleton, shtoi se ndërsa ai "e dinte se kjo ditë do të vinte", do të duheh pak kohë që të mësohet pa praninë e saj.

"Unë e falënderoj atë për mirësinë që tregoi familjen time dhe mua," tha ai. “Dhe e falënderoj atë në emër të brezit tim që dha një shembull shërbimi dhe dinjiteti në jetën publike që ishte nga një epokë tjetër, por gjithmonë e rëndësishme për të gjithë ne. Gjyshja ime shpesh thonte se pikëllimi ishte çmimi që ne paguajmë për dashurinë. I gjithë trishtimi që do të ndiejmë në javët e ardhshme do të jetë dëshmi e dashurisë që ndjemë për Mbretëreshën tonë të jashtëzakonshme. Unë do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur babain tim, Mbretin, në çdo mënyrë që mundem.”

Princi William nuk është i vetmi anëtar i familjes mbretërore që ka lëshuar një deklaratë për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth. Menjëherë pas lajmit zyrtar për vdekjen e monarkut, Mbreti Charles foli për humbjen e nënës së tij.

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një trishtim i madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”, shkroi ai në një deklaratë zyrtare. “Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani t dhe të një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonwealth, dhe nga njerëz  në mbarë botën.”

Mbretëresha Elizabeth, monarkja e Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu i Komonuelthit, vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kalanë Balmoral në Skoci./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI