Flash

Letra sekrete e Mbretëreshës që mund të hapet vetëm pas 63 vitesh

Lapsi.al 11 September 2022
Letra sekrete e Mbretëreshës që mund të hapet vetëm pas

Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth është e mbyllur brenda një kasaforte në një ndërtesë të Sidneit në Australi dhe nuk mund të hapet për 63 vjet të tjera.

Shënimi i shkruar me dorë u bë në nëntor 1986 kur u restaurua ndërtesa e Mbretëreshës Victoria.

Letra është vendosur në një kuti xhami në një zonë të kufizuar dhe askush nuk e di se çfarë thotë letra, madje as stafi personal i Mbretëreshës.

Një gjë është e sigurt: Letra nuk mund të hapet deri në vitin 2085.

"Në një ditë të vitit 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta" – thuhet në letrën e firmosur vetëm "Elizabeth R."

Ndërtesa e Mbretëreshës Victoria u hap në 1898 për nder të Jubileut të Diamantit të saj.

Mbretëresha Victoria ishte stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabeth.

Elizabeth, e cila u bë mbretëreshë në vitin 1952, vizitoi Australinë 16 herë, hera e parë vetëm 2 vjet pasi u kurorëzua.

Ajo ishte vetëm 27 vjeç dhe monarkja e parë në fuqi që vizitoi Australinë. Është vlerësuar se rreth 1 milion njerëz dolën për ta parë atë në Sydney.

Elizabeth dhe burri i saj, Princi Philip, u kthyen në vitin 1963 dhe e vizituan rregullisht gjatë dekadave që pasuan.

Vizita e saj e fundit në Australi ishte në vitin 2011, kur u takua me kryeministren e atëhershme Julia Gillard. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI