Flash

Eksperti i sigurisë: Mund të ketë sulme të tjera kibernetike

Lapsi.al 11 September 2022
Eksperti i sigurisë: Mund të ketë sulme të tjera kibernetike

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi thotë se do të ketë sërish sulme kibernetike nga hakerët iranianë ndaj vendit tonë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muzhaqi u shpreh se hakerat iranianë mund të bashkëpunojnë me të tjerë, duke nënvizuara ata rusë ose serbë.

“Duhet të jemi shumë të qartë që sulme të tjera do të priten. Madje, kam përshtypjen që grupet e hakerave iranianë edhe me grupe të tjerë hakerash që mund të kenë qasje të tjera nga mund të hyjnë. Kemi hakera rusë që janë po aq të famshëm, ndonëse iranianët janë më të rrezikshëm.

Kemi hakera serbë, kemi hakera që do dëshironin të merrnin pjesë në një situatë të tillë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur që të marrë masat e saj”, theksoi ai.

Sakaq, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri të ditur se sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas dhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI