Flash

Vuçiç: Këshilltarët e Scholz dhe Macron na prezantuan një kornizë komplet të re për dialogun me Kosovën

Lapsi.al 10 September 2022
Vuçiç: Këshilltarët e Scholz dhe Macron na prezantuan

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një konferencë për media pas takimit më këshillin e sigurisë ka bërë të ditur për atë se çfarë kanë diskutuar brenda. Kreu i shtetit serb ka thënë se të premten mbrëma ka pasur një bisedë me këshilltarët e Macron dhe Scholz dhe se një bisedë e tillë s’ka qenë e lehtë.

Vuçiç gjithashtu ka treguar se ka marrë nga dy këshilltarët një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, e cila siç ka thënë ai duhet të çojë tek zgjidhja përfundimtare me Republikën e Kosovës, raporton N1, trasnmeton Express.

Vuçiç ka treguar se mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë që në situata kur ka një luftë që po zhvillohet në Evropë, nuk ka nevojë për një tjetër konflikt të ri, derisa i kanë treguar se ka nevojë për një zgjidhje sa më shpejtë.

“Biseda nuk ishte aspak e lehtë dhe në thelb mund të them disa gjera. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme”, ka thënë Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI