Flash

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Lapsi.al 10 September 2022
Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitje rutinë dhe për këtë arsye do të ketë një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren. Stërvitja do të zhvillohet nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti. Sipas KFOR, një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për njohje nga afër dhe për aktivitete integruese me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara stërvitjes.

“Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Stërvitja do të nisë thuajse 1 muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësjonë lëvizjen e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Të këshilluara

Reshjet e shiut, përmbytje në Shëngjin

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme në Lezhë kanë sjellë probleme në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Mësohet se në Shëngjin rrugë...

13:37

Aksident në Pogradec, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë katër të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45...

13:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI