Flash

Edhe policia e Prizrenit angazhohet në kërkimin e të riut nga Kukësi

Lapsi.al 10 September 2022
Edhe policia e Prizrenit angazhohet në kërkimin e të riut nga

Policia e Rajonit të Prizrenit ka ofruar ndihmën e saj për gjetjen e 26-vjeçarit shqiptar Melidin Adili, i raportuar i zhdukur që nga 4 shtatori. Me anë të një njoftimi blutë e Prizrenit kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të riun. 26-vjeçari humbi në Bjeshkët e Sharrit, në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi kishte dalë për të mbledhur boronica.

Për herë të fundit thuhet se është parë nga shokët e tij të punës, në vendin e quajtur Zhilibeg, që gjendet në afërsi të fshatit Brod të Komunës së Dragashit. Policia e Kukesit është në kërkim të zonës me dronë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me policinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI