Flash

Berisha në Kolonjë: Rama sillet si pushtues, Shqipëria është në rrezik

Lapsi.al 10 September 2022
Berisha në Kolonjë: Rama sillet si pushtues, Shqipëria

Në një takim me qytetarët në Kolonjë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendi është në rrezik. Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama si “pushtues”, ndërsa vuri theksin te shpopullimi i vendit. Ndër të tjera, ish-kryeministri u kërkoi qytetarëve që të angazhohen.

“Ky po sillet si një pushtues i vërtetë me shqiptarët. Ndihet më afër me Vuçiçin se me Kurtin. Sepse Albin Kurtit nuk pranon Ballkanin e Hapur. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk mund të jenë kurrë të vërteta nëse ato nuk kalojnë nga Prishtina.

Unë dëshiroj të dëgjoj mendimet tuaja , por edhe t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në debat, në diskutim, dialog me çdo qytetar të Kolonjës. Vendi është në rrezik. Cilido që thotë jo le të paraqesë argumenta. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse. Vitin e kaluar kishim më shumë vdekje se lindje në vendin tonë. Ato do merren parasysh nga PD”, tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se me ngritjen e bordeve të çmimeve, Rama ka vjedhur qytetarët përmes rritjes së TVSH, mbi 400 milionë euro.

“Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepat e qytetarëve përmes rritjes së TVSH 400 e ca milionë euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, më e lirë shumë se sa ishte në fillim të luftës, këtu vijon mbi 2 mijë eca. Të tjerët thonë që ky është aksioner, por 250 mijë tonë naftë futën kontrabandë, me statistika kjo gjë është e sigurt”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI