Flash

Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Rama mendon se i lau duart

Lapsi.al 9 September 2022
Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Rama mendon se i lau duart

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për Ervis Martinajn. Në një takim me mbështetësit e tij në Prrenjas, Berisha tha se Rama nuk respektoi ligjin kur shkarkoi Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, teksa u ndal te Martinaj dhe vëllai i kryeministrit.

“Unë nuk kam asnjë sentiment se unë nuk e njoh fare atë Drejtorin e Policisë., por të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, tregon që ti nuk respekton ligjin. Pastaj e mbyll në fund duke pyetur, pas një muaji ti kërkon pas një muaj që është zhdukur, të sqarohet çështja Ervis Martinaj. Të gjithë e dinë që ai ishte biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije i lojërave të fatit. E dinë të gjithë se kush i luante bastet, këta të dy ishin. Zhduket njëri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se vëllai i tij merrej me bastet. Ky mendon se i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha.

Të këshilluara

155 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë ...

17:36

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI