Flash

Zbulohet plantacioni me lëndë narkotike në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 9 September 2022
Zbulohet plantacioni me lëndë narkotike në Itali, arrestohen dy

Një italian dhe dy shqiptarë u arrestuan nga karabinierët në Ailano, Caserta pasi u kapën në një plantacion marijuane të fshehur  mes bimëve.

Operacioni u zhvillua nga karabinierët  e Kompanisë së Piedimonte Matese së bashku me ata të Departamentit Operativ të Komandës Krahinor dhe personelin e skuadronit të helikopterëve “Cacciatori Puglia”.

Falë helikopterit, lantacioni i përbërë nga 500 bimë u identifikua dhe u konstatua se bëhej fjalë për një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, e rrethuar me lisa të gjatë.

Brenda një vile ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marijuanë të thatë, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje. Tre burrat përfunduan në burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI