Flash

Ushtarak, inxhinier dhe piktor/ 3 shqiptarët kapen me 300 mijë £ droge në Angli

Lapsi.al 9 September 2022
Ushtarak, inxhinier dhe piktor/ 3 shqiptarët kapen me 300 mijë £

Mediat britanike kanë dhënë detaje nga arresti dhe burgosja e 3 shqiptarëve. Ata u vunë në pranga pasi u sulmuan nga persona të armatosur dhe maskuar në 27 shkurt të këtij viti. Glen Xhaferri, 26 vjeç, Redjon Murati, 28 vjeç dhe Anis Plaku, 29 vjeç u paraqitën në spital pasi u dhunuan.

Policia nisi hetimet dhe gjeti makinën e tyre Audi A5 të braktisur brenda së cilës u zbuluan 84 mijë paund në një çantë të zezë në sedijen e pasme. Kjo zgjoi dyshime ndaj policia shkoi në banesën ku ata jetonin, një shtëpi 1-katëshe me 3 dhoma gjumi në Highgate Road në Queensbury.

Aty policia gjeti 16 pako me kanabis, secila me peshë 1 kg. Vlera e drogës në treg llogaritet mbi 151 mijë £. Në një nga dhomat e gjumit që besohet se është e Xhaferrit për shkak të kartave bankare dhe ilaçeve në emër të tij u gjetën në një garderobë rreth 35 mijë £ cash. Policia gjeti aty edhe celularë dhe pajisje anti-përgjim.

Kur u morën në pyetje pas arrestimit, Zhaferri mohoi të dinte gjë për paratë e gjetura në makinë dhe banesë ndërsa nuk bëri komente për kanabisin. Të njëjtën gjë tha dhe Murati duke shtuar se ai flinte në sallon dhe dy të tjerët përdornin dhomat e gjumit. Avokati i Xhaferrit tha se ai është një shqiptar me "karakter të mirë" që ka marrë diplomë në inxhinieri në Shqipëri.

[caption id="" align="alignnone" width="488"]Bradford Telegraph and Argus: Xhaferri Glen Xhaferri[/caption]

Sipas tij ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar duke kërkuar punë, por pati vështirësi për shkak të statusit të tij si imigrant. Pasi u deklarua fajtor, ai kërkoi falje. Ndërsa avokati mbrojtës i Redjon Muratit tha se klienti i tij kishte mbërritur në këtë banesë vetëm ditën e arrestimit pasi sapo ishte liruar nga paraburgimi në Skoci.

[caption id="" align="alignnone" width="490"]Bradford Telegraph and Argus: Murati Redjon Murati[/caption]

Avokati tha se ai emigroi për shkak të varfërisë dhe se profesioni i tij ishte piktor dhe dekorues. Edhe ai u shfaq i penduar para gjykatës. Ndërsa Anis Plaku kishte pasur një karrierë si ushtarak në Shqipëri. Ai kishte shërbyer për 5 vjet në Afganistan dhe pas shërbimit kishte përfituar vizë udhëtimi për në Mbretërinë e Bashkuar.

[caption id="" align="alignnone" width="620"]Bradford Telegraph and Argus: Plauku Snis Plaku[/caption]

Ai kishte punuar disa kohë në një lavazh dhe në ndërtim përpara se të përfshihej në jetën e krimit. Avokati i tij mbrojtës tha se ai dëshiron të kthehet në atdhe me partneren e tij meksikane. Avokatët thanë se shqiptarët nuk kishin role të larta në trafikun e drogës.

Në përfundim gjykata i denoi Glen Xhaferrin dhe Anis Plakun me nga 4 vjet burg për posedim dhe trafik droge si dhe pastrim parash. Ndërsa Redjon Murati u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg për drogën e gjetur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë, era favorizon flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në kufirin ku ndahen fshatrat Trevllazër dhe Mifol në zonën e Vlorës. Flakët janë tepër aktive dhe përh...

20:01

Tiranë, aksident në Unazën e Madhe (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës pranë Farkës. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Lapsi.a...

19:53

Aksident në Përmet, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia njofton se ka mbetur e plagosur një grua, e cila po merr trajtim në spital jashtë rrezikut për jetën...

19:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI