Flash

Seriali The Crown, a do të ndërpritet transmetimi pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës

Lapsi.al 9 September 2022
Seriali The Crown, a do të ndërpritet transmetimi pas ndarjes nga jeta

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme, më datën 8 Shtator, duke i dhënë kështu fundin një epoke.

Pas humbjes së saj, homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota, me rezidencat mbretërore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të veshura me lule ndërsa turmat u dyndën drejt tyre.

Njerëzit janë bërë kuriozë të dinë ç’do të ndodhë tashmë me xhirimet e serialit “The Crown”, për familjen mbretërore.

Në fakt, seriali po përgatitet për xhirimet e sezonit të gjashtë dhe më herët producenti Peter Morgan, ka treguar më herët se nëse Mbretëresha vdes, xhirimet do të ndalojnë për një kohë të pacaktuar.

Kjo në shenjë nderimi dhe respekti.

Kujtojmë se Mbreti Charles ka shpallur shtatëmbëdhjetë ditë zie për Mbretëreshën, ndërsa konfirmohen detajet e para zyrtare të ngushëllimeve të pallatit.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Mbreti i ri ka njoftuar se një periudhë zie mbretërore do të mbahet deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës.

Data e funeralit ende nuk është konfirmuar, por besohet se do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së Mbretëreshës.

Zia mbretërore do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI