Flash

Rama shfaqet si shpëtimtar: Kush ka vila e pishina do paguajë më shumë energji elektrike

Lapsi.al 9 September 2022
Rama shfaqet si shpëtimtar: Kush ka vila e pishina do paguajë më

Edhe pse në lagjen e re të Zall Herrit ku dorëzoi çelësat për 199 shtëpi të rindërtuara, kryeministri Rama duket sikur ishte në fushatë elektorale. Edi Rama vijon retorikën e tij populiste se gjoja po iu shton barrën të pasurve në emër të lehtësimit të të varfërve. Në Zall Herr ku u dorëzuan disa shtëpi të reja të ngritura në procesi i rindërtimit pas tërmetit, Rama tha se ata që kanë më shumë ambiente për të ndricuar do të paguajnë më shumë duke iu referuar diferencimit të fashës 800 kw.

"Faturat e energjisë e vërtetë e energjisë nuk është 9.5 lekë për kilovat, por është 42 lekë. 96% e shqiptarëve harxhojnë deri në 800 kilovat orë. Janë një 4% që kanë vila, pishina dhe ndriçim në oborr, por ama nuk mundet dot që për çdo gjë që shpenzojnë mbi 800 kilovat të paguani secili prej jush. Ata kanë disa televizor, frigoriferë dhe lavatriçe. Prandaj për çdo kilovat mbi 800 do të do të paguajnë me 42 lekë. Kjo do të ndodhë pa ndërprerje energjie elektrike, sikurse ndodh në Kosovë. Thonë se Kosova u dha nga 100 euro, por nëse do të ndërprisnim energjinë nga 6 orë, do të jepnim më shumë. Prandaj është më mirë të paguajmë për ju dhe të mos ndërpresim energjinë. Prandaj kur t ë merrni faturën tregojuani se çmimi nuk është rritur", tha Rama. 

Të këshilluara

Aksident në Përmet, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia njofton se ka mbetur e plagosur një grua, e cila po merr trajtim në spital jashtë rrezikut për jetën...

19:13

155 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë ...

17:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI