Flash

Olivia Wilde reagon ndaj deklaratës së Shia LaBeouf: Ai ka energji negative

Lapsi.al 9 September 2022
Olivia Wilde reagon ndaj deklaratës së Shia LaBeouf: Ai ka energji

Olivia Wilde ka deklaruar sërish se ishte ajo që e pushoi Shia LaBeouf nga Don't Worry Darling.

Pas pohimeve të aktorit se ai u largua nga filmi, regjisorja qëndroi në komentet e saj fillestare për largimin e tij, duke i thënë Vanity Fair se ajo e bëri këtë lëvizje pasi aktorja kryesore e Don't Worry Darling, Florence Pugh, u shpreh se ndihej në siklet me sjelljen e LaBeouf.

"Kisha përgjegjësi ndaj saj. Ishte e vështirë t'ia thoja, por në një farë mënyre ai e kuptoi.  Ai ka një energji shumë 'negative ,konfrontuese' dhe nuk ishte kjo energji që unë kërkoja për prodhimet e mia. Unë vërtet uroj që ai të bëhet mirë sepse mendoj se është një humbje e madhe për industrinë e filmit kur dikush qëështë shumë i talentuar nuk është në gjendje të punojë”,tregoi aktorja.

Wilde foli fillimisht për largimin e LaBeouf nga filmi në një intervistë në Variety më 24 gusht. Aktori i Peanut Butter Falcon, i cili fillimisht u caktua për të luajtur Jack në Don't Worry Darling, u largua nga filmi në gusht 2020 dhe më pas u zëvendësua nga Harry Styles.

“Ai ka një energji që  unë personalisht nuk besoj se është i favorshëm për filmat e mia ”, tha Wilde për Variety. "Unë besoj se krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të besueshëm është mënyra për t'i bërë njerëzit të bëjnë punën e tyre më të mirë. Në fund të fundit, përgjegjësia ime është ndaj produksionit dhe ndaj kastit për t'i mbrojtur ata. Kjo ishte puna ime."

Shia hodhi poshtë pohimin e Olivia  se ajo e pushoi atë, duke i dërguar një email Variety më 26 gusht që ai ia dërgoi Wilde ku tregon se  u largua nga filmi për shkak të problemeve me provat.

"Unë jam pak konfuz në lidhje me narrativën se jam pushuar. Ne të dy i dimë arsyet e largimit tim," i shkroi LaBeouf Wilde. "Unë e lashë filmin tuaj sepse aktorët dhe unë nuk gjetëm kohë për të bërë prova."/Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e 'Emmy Awards 2022'

Akademia e Televizionit dhe NBC njoftuan të mërkurën grupin e parë të prezantuesve për ceremoninë e Emmys të së hënës mbrëma. Prezantuesit do të jenë: Selena...

15:30

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen shumë më shpejt nga ç’mund ta kishit menduar. Lajmin e zbuloi vetë Armina në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmje...

14:32

Nicolas Cage, baba për herë të tretë

Aktori i njohur Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë me me gruan Riko Shibata Një përfaqësues i çiftit konfirmoi lajmin për People, duke thënë: "Ni...

12:56

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI